Filloi projekti milionësh në komunën e Fushë-Kosovës

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar rikonstruimi i rrugës në Miradi të Epërme – Zona Industriale me gjatësi prej 2 km, projekt i cili do të ketë ndikim në zhvillimin dhe rritjen e bizneseve, në ngritjen e mirëqenies së gjithë qytetarëve duke krijuar një perspektivë të mirë për këtë lokalitet. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të komunës së Fushë Kosovës.

“Nga një rrugë me gjerësi prej 5 m, projekti i ri do të ketë një shtrirje me gjerësi prej 12 m, ku në kuadër të saj përmban 7.5 m’ rrugë të asfaltuar, 2 m’ trotuar i kubëzuar, shirit gjelbërues me gjerësi prej 1,7 m’, kanalizimi atmosferik, kanalizim fekal si dhe ndriçim i rrugës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme