Në objektin e komunës së Skenderajt ka filluar punën sporteli i Postës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një njoftimi të postës.
Kryeshefi Smakiqi, i shpreh falënderime të përzemërta Kryetarit, Bekim Jashari, për kontributin e tij të çmuar në realizimin e këtij projekti të përbashkët me Postën e Kosovës, me të cilin qytetarëve të Skenderajt iu mundësua shërbimi i pagesave brenda objektit të Komunës së tyre.
Me rastin e fillimit të punës së këtij sporteli postar në Komunën e Skenderajt, Kryeshefi Ekzekutiv, përgëzoi menaxherin e regjionit postar në Mitrovicë, Faruk Hamza, stafin e tij, si dhe uron për punë të mbarë sportelistët tanë, ndërsa i fton qytetarët e Skenderajt që të kryejnë pagesat në sportelet e Postës së Kosovës.
Menaxhmenti i ndërmarrjes, inkurajon edhe komunat e tjera që me projektet e këtilla të përbashkëta me Postën e Kosovës, do të jemi së bashku me shërbime sa më pranë qytetarëve të Kosovës.
Kryeshefi Ekzekutiv, fton qytetarët e Kosovës që t’i bëjnë pagesat e tyre në zyrat postare, sepse Posta e Kosovës ofron shërbime: SHPEJT, SIGURT DHE LIRË!