Filloi rregullimi i rrugëve në Drenoc

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Drenoc në Malishevë ka filluar rregullimi i dy rrugëve, me gjatësi prej 700 metrave, në lagjet e këtij fshati, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Drenoci është një prej fshatrave më të mëdha të Malishevës.


Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i Shërbimeve Publike, Milazim Morina.

Punimet filluan në rrugën “Sharri”, e gjatë 550 metra. Drejtorët e drejtorive përkatëse janë pritur nga kryetari i fshatit Nehat Krasniqi dhe nga qytetarët të tjerë.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina ka thënë se “ky investim është pjesë e realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht e rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe në fshatin Drenoc”.

Sipas Morinës, edhe kjo rrugë mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Në emër të fshatit Drenoc, kryetari i fshatit, Nehat Krasniqi, e ka falënderuar komunën për këtë investim me rëndësi për banorët.

“Ne jemi duke bashkëpunuar mirë me komunën dhe përmes këtij bashkëpunimi edhe po arrijmë ti realizojmë disa nga nevojat që kanë banorët e fshatit Drenoc”, tha kryetari Krasniqi.

Të ngjashme