Filloi rrënimi një pike të karburantit në Veternik

????????????????????????????????????
Prishtinë | 02 Tet 2018 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës, të martën filloi rrënimin e pikës së karburantit, e cila ishte e ndërtuar në pronë publike duke u bërë kështu pengesë në zgjerimin e segmentit të parë të rrugës N25.2.

Ky aksion për rrënim u ndërmor pas afatit të dhënë prej një muaji për rrënim vullnetar, por që nuk ka ndodhur nga kompania.

Rrënimi filloi nga kompania e kontraktuar dhe nën mbikëqyrjen e inspektorëve të MI-së, por pronarët dhe menaxhmenti i kësaj kompanie janë zotuar se brenda 48 orëve do ta rrënojnë pjesën e mbetur të objektit. Ky afat shtesë i rrënimit është dhënë për shkak të specifikave të objektit dhe evitimit të ndonjë dëmi të mundshëm.

Inspektorët e ministrisë do të jenë në monitorim të vazhdueshëm të punimeve për rrënim brenda afatit të dakorduar me shkrim prej 48 orëve.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme