Filloi shenjëzimi i rrugëve në qytetin e Malishevës

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në qytetin e Malishevës ka filluar shenjëzimi i rrugëve, përkatësisht pjesa e vendosjes së vendkalimeve për këmbësorë në rrugët e qytetit. Projekti i mirëmbajtes do të vazhdojë me shenjëzimet në rrugë edhe në afërsi të të gjitha shkollave në të gjitha vendbanimet e komunës së Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht vendosja e sinjalistikës do të vazhdojë për dy vite me radhë me këtë projekt dhe përveç vendkalimeve do të vendosen edhe shenjat afër shkollave.

“Qëllimi i këtij projekti është jo thjeshtë mirëmbajtja e rrugëve, por krijimi i sigurisë më të madhe për të gjithë këmbësorët, e sidomos për nxënësit, si në qytet ashtu edhe në fshatra, e po ashtu edhe vozitësit do të kenë më të lehtë vozitjen afër shkollave, por edhe në rrugët në qytet”, ka thënë drejtori Morina.

Sipas tij, ky projekt mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme