Fillojnë aktivitetet për Javën e Bibliotekës Kombëtare

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 12:14 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Javën e Bibliotekës është mbajtur aktivitet në sheshin “Zahir Pajaziti” nga zyrtarë të Bibliotekës Kombëtare dhe fëmijët e Shoqatës së Autizmit në Kosovë.

Në kuadër të këtij aktiviteti mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, raporton Ekonomia Online.

Bukurie Haliti, udhëheqëse e Bibliotekës në Universitetin e Prishtinës, tha se ky aktivitet po mbahet që opinioni të sensibilizohen në Javën e Bibliotekës.

Aktiviteti po mbahet për nder të Javës së Biblotekës. Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i opinionit për bibliotekën.

“Bashkë me ne janë edhe fëmijët me autizëm. Gjatë kësaj jave do të mbahen aktivitete të ndryshme në gjithë vendin me ç’rast shumë shkolla do të pajisen me libra”, tha ajo.

Të ngjashme