Fillojnë provimet pranuese në UP, Dema siguron se do të ketë transparencë

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 10:05 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema,  ka vizituar sot studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues.

Ai ka vizituar Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin e Filologjisë dhe Fakultetin Filozofik, raporton Ekonomia Online.

Rektori gjatë takimit me studentë iu tha atyre se shpreson në suksesin e studentëve të rinj.

Ai në një prononcim për media bëri të ditur se kanë konkurruar mbi 12 mijë e 600 studentë në 143 programe studimore.

Ai siguroi kandidatët për transparencë dhe se do të pranohen ata që e meritojnë.

“Kanë konkurruar 12 mijë e 600 studentë në 143 programe studimore. Do të pranohen ata që e meritojnë. Të bëhesh pjesë e universitetin nuk është lehtë”.

Dema bëri të ditur se rezultatet e provimit pranues do të shpallen të hënën, raporton EO.

Të bindur se do të kenë sukses në provimin pranues u shprehën edhe kandidatët.

Zijafera Hashani, nga Kaçaniku, tha se beson në transparencën e universitetit duke treguar se është përgatitur mjaft për këtë provim.

Në anën tjetër, Hëna Rexha, nga Istogu, tha se ka aplikuar në programin e Shkencave politike pasi, sipas saj, ka më shumë perspektivë për punësim.

Të ngjashme