Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka inspektuar të shtunën fillimin e punimeve në rrugën “Drenica”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari Idrizi, tha se ky është një projekt i rëndësishme pasi ndërtimi i kësaj rruge do të lidh regjionin e Drenicës me qytetin e Vushtrrisë.
Ai tha se ky projekt do të ketë shtegun për biçikleta, trotuarin për këmbësor, e po ashtu edhe ndriçim e gjelberim.
Sipas kryetarit Idrizi ky projekt madhor parashihet që të përfundoj në vitin 2025
“Sot po i fillojmë punimet e reja me projekt detaj do të ketë shtegun me biçikletave dhe trotuarin për këmbësor. Do të ketë ndriçim, gjelbërim dhe trupi i rrugës do të jetë 7 metra, gjatësia e rrugës është 1600 metra. Kjo është një rrugë një aritiere kryesore që e lidh gjithë Ortakollin dhe regjionin e Drenicës me qytetin e Vushtrrisë. Kjo rrugë fillim të vitit 2025 përfundon e tëra”, tha ai për EO.