Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) Rexhep Kadriu, ka marrë pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bukosh-Prilluzhë në komunën e Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.
Kadriu tha se kjo rrugë është me gjatësi 10 kilometra me kosto prej 2 milionë euro dhe do të lidhë 17 fshatra të komunës së Mitrovicë, Vushtrrisë dhe Obiliqit.
“Sot bashkë me këshilltarin e ministrit dhe shefin e kabinetit jemi në inspektim të punimeve në asfaltim të rrugës Prilluz-Bukosh, një arterie e rëndësishme për tri komunat, Obiliqin, Vushtrrinë dhe Mitrovicën. Kjo arterie do ti lidhë rreth 17 fshatra të 3 komunave”.
Sipas tij, punimet do të përfudnojnë në afat prej 250 ditësh, raporton EO.
“Gjatësia e këtyre trasave është 10 kilometra e kontraktuar për 2 milionë, dinamika e kryerjes së punimeve është diku 250 ditë, shpresojmë që deri në filluam të javës së ardhshme të përfundoj shtresa e parë, pasi kjo rrugë është e projektuar të bëhet me 2 shtresa asfalt”.
Fshati Prilluzhë është i banuar me pjesëtarë të komunitetit serb.