Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve “Fan Noli”, Shkodra” dhe “Rasim Kiçina” në Taslixhe.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve “Fan Noli”, Shkodra” dhe “Rasim Kiçina” në Taslixhe, sipas kërkesave të banorëve dhe planeve të Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave.
Aktualisht janë duke u larguar kubëzat, në mënyrë që të përgatitet terreni për asfaltim.
Investimet kapitale nëpër lagjet e qytetit po rriten në vazhdimësi, ashtu që të krijojmë infrastrukturë moderne për banorët e Kryeqytetit”.