Fillojnë reshjet e borës, Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor publikon fotografi nga Maja e Korabit

Prishtinë | 16 Sht 2024 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë apel për kujdes meqë në male janë krijuar kushte dimërore dhe në lartësitë mbidetare mbi 200 metra ka reshje bore.

SHKSHMK ka thënë se kushdo që planifikon të zhvillojë aktivitete në male, të pajiset me veshmbathje dhe pajisje dimërore.

SHKSHMK ka publikuar fotografi nga Maja e Korabit.

Njoftimi i plotë:

Kujdes!⚠️

Ditëve të fundit rajoni ynë është përfshirë nga të reshura të dendura, ku nëpër male janë krijuar kushte dimërore dhe lartësitë mbidetare mbi 2000 metra kemi reshje bore.

Nëse keni bërë plane për të zhvilluar aktivitete në këto ditë, ju lusim të keni veshëmbathje adekuate për ecje dimërore dhe gjitha paisjet dimërore me vete dhe po ashtu të planifikoni mirë rrugëtimin tuaj.

Të keni kujdes nga rrëshqitjet në shtigje.

Fotografitë janë të bëra sot në majen e Korabit

Të ngjashme