Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot (e shtune) kanë filluar trajnimet për noterët e rinj, teksa atyre iu ka uruar suksese.
Haxhiu ka theksuar se me përkushtimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale, do të jemi në gjendje të ndërtojmë një sistem noterial demokratik.
“Sot kanë filluar trajnimet për noterët e rinj, në fjalën time hyrëse, iu urova suksese të gjithëve dhe theksova se me përkushtimin e tyre dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme institucionale, do të jemi në gjendje të ndërtojmë një sistem noterial jo vetëm të besueshëm, por edhe që reflekton vlerat tona demokratike dhe të drejtësisë sociale”, ka shkruar ministrja në Facebook.