Në Krushë të Madhe të Rahovecit po mbahet edicioni i 6-të i Agrofestit ku banorët e kësaj ane bëjnë promovimin e produkteve të tyre bujqësore.
Kryetari i Suharekës , Smajl Latifi, tha se kjo është dita kur qytetarët e kësaj komune shihen se sa punëtor dhe sa të vyeshëm janë .
Ai më tutje kërkoi nga institucionet qendrore që ta rrisin përkrahjen ndaj këtyre fermerëve.
Ndërkaq Kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti i krahasoi gratë krushiane me feniksin , që filluan nga hiqi dhe tani kanë arritur majat e këtij biznesi.
Në këtë edicion sivjet ka risi, do të bëhet demonstrimi i përgatitjes së ajvarit , specave turrshi dhe ushqimeve tjera. Në mbrëmje do të ketë edhe performim nga Mc Kresha dhe Lyrical Son.