Ka filluar heqja e tendave të cilat janë ngritur tash e 12 ditë në Jarinje, raporton Gazeta Express.
Policia e Kosovës nuk ka pranuar që të tërhiqet pa u larguar kamioni i fundit me mbishkrimin për Asociacionin, i cili është larguar pak minuta më parë.
Ndërsa tani ka filluar edhe heqja e tendave që serbët lokalë kishin ngritur në Jarinje tash e 12 ditë si pjesë e bllokadës së rrugës.