Ka filluar festa e Pavarsisë së Kosovës, nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Reggio Emilia – Itali.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ishte i ftuar aty, ku përmes një postimi falënderoi Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdheut” të cilët kishin organizuar gjithçka, shkruan Indeksonline.
Ai tha se do të angazhohet për secilën sferë që atyre u nevojitet në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Reggio Emilia – Itali, e kanë filluar fesën e Pavarsisë së Kosovës.
Dua ti falenderoj për ftesën Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdheut” të cilët kishin organizuar gjithçka, që historia jonë të mos harrohet për brezat e ardhshëm.
Në këtë vizitë megjithëse simbolike, e kam theksuar përkushtimin dhe angazhimin tim, për secilen sferë që atyre u nevojitet në të ardhmen.
Faleminderit dhe Urime !