Për tri ditë me radhë, 23 kompani të fushave të Energjisë Solare, Energjisë Efiçiente dhe Reciklimit do të prezantojnë produktet e tyre në kuadër të edicionit të dytë të “Festivalit të Gjelbër” i cili ka për qëllim senzibilizimin e kursimin e energjisë dhe rritjen e efiçiencës, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj tha se ky festival ka rol ne sensibilizimin për rendësin e madhe të ruajtjes së mjedisit energjisë elektrike.
“Shteti ynë pos sfidave të zhvillimit po përballet edhe me ndotjen e ambientit. Një vend të vecantë ka edhe ekonomia e gjelbër që mundëson progres ekonomik duke ruajtur natyrën dhe shëndetin e njeriut. Iniciativa të tilla duhet të mirëpriten nga ne. Qeveria e Kosovës synon që të mbështes projekt e që kanë për qëllim ripërtirjen e energjisë, riciklimin e mbeturinave, trajtimin e ujërave të ndotura. Duke mbështetur këto projekte synojmë që të krijojmë krijimin e vendeve të gjelbrat, përmasimin e gjendjes së mjedisit në përgjithësi”, tha ajo.
Koordinatori i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selim, tha se javën e kaluar është nënshkruar marrëveshje me MCC, ku Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë, mjete këto që do të përdoren edhe për ruajtjen e energjisë.
“Kjo tregon angazhimin e qeverisë amerikane për t’i ndihmuar Kosovës në vlerë prej 49 milionë dollarë. Kjo nismë e festivalit është platforma më e mire ku bizneset mund të tregoj që është në hap në kohën në zhvillimin e bizneseve të gjelbra. “Green Festival” ka për qëllim në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e energjisë”, tha Selimi.
Kryeshefi ekzekutiv i ProCredit Bank në Kosovë, Ilir Aliu, tha se duke përdorur teknologji të reja kanë arritur që shpenzojnë 80% më pak letër krahasuar me vitin 2013.