Kryetari komunës së Ferizajit, Agim Aliu është takuar me furrtarët ferizajas. Aty u mor vendim që furrtarët do të ofrojnë bukë falas për familjet skamnore.
Postimi i plotë:
Solidariteti për familjet në nevojë sidomos tash kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID-19, është i domosdoshëm e tregues i vlerave më të çmuara njerëzore. Këtë bën sot furrtarët ferizajas, që prita në takim ku morëm vendim që:
1. Furnizimi me bukë të bëhet ekzkluzivisht në furra, sipas orareve të përcaktuara;
2. Furnizuesit me bukë të marketeve dhe dyqaneve në zona rurale, obligohen të paketojnë produktin në qese plastike.
Furrtarët do të ofrojnë bukë falas për familjet skamnore, pjesë e listës që do ta përpunoj sektori i mirëqenies sociale, e që kryefamiljari mund të shkoj në baza ditore për furnizim në furrën që i caktohet.
Furrtarëve, faleminderit për solidaritetin me familjet skamnore ferizajase.