Fillon fushata e korrje-shirjeve edhe në Vushtrri

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 15:31 | Nga

Me gjithë motin jo të qëndrueshëm dhe reshjeve të shiut në ditët e kaluara, ka nisur fushata e korrje shirjeve në Vushtrri dhe bujqit po punojnë maksimalisht për të korrur të lashtat e kësaj vere.

‘Janë bëtë të gjitha përgatitjet dhe tashmë kanë filluar korrje shirjet në territorin e Komunës së Vushtrrisë. Të angazhuara janë gjithsej 60 autokombajna të Vushtrrisë, procesi i korrjeve është duke shkuar shumë mirë’, thotë Miran Halili, drejtor për ekonomi, bujqësi, pylltari e zhvillim rural në Komunën e Vushtrrisë e po ashtu kryetar i komisionit për korrje-shirje.

Ai gjithashtu njoftoi se nga ajo pak sipërfaqe që është korrur të dhënat e para janë optimiste se rendimentet e këtij viti janë të kënaqshme. Sipas tij mesatarja e parcelave të para që i disponon drejtoria, janë nga 4000 deri në 5000 kg për hektarë.

Ndërsa sa i përket çmimit të korrjes për një hektarë nga autokombajnerët, Halili thotë se ai është caktuar në nivel të Kosovës dhe është saktë 100 Euro për hektarë.

Sipas të dhënave zyrtare të komunës, në territorin e Vushtrrisë këtë vij janë të mbjella mbi 3015 hektarë me grurë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme