Fillon gara për ide biznesi të gjelbëra dhe inovative

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 17:46 | Nga

Grupe të rinjsh kosovarë po garojnë në Prishtinë me idetë dhe biznes planin e tyre për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe UNICEF Innovations Lab Kosovokanë zgjedhur dhjetë idetë me më së shumti potencial për të marrë pjesë në garën-punëtorinë “UPSHIFT & Ide të gjelbëra dhe Inovative 2018”, që ka filluar të mbahet në Prishtinë.

Në punëtorinë treditore, pjesëmarrësit do të zhvillojnë idetë dhe biznes planin e tyre nëpërmjet mentorimit që do ta marrin përgjatë programit. Në fund të punëtorisë do të vlerësohen 5 ide-biznese me grante deri në 2000 euro, prej tyre, tri bizneset me më së shumti potencial do të marrin pjesë në garën rajonale për ide biznese të gjelbëra dhe inovative 2018.

 

Drejtoresha ekzekutive e FIQ-it Dajana Berisha në hapjen e kësaj gare ka thënë se fokusi i organizatës është që të përkrahet Kosova si shtet i ri,që po ashtu ka edhe me numrin më të madh të të rinjëve. Prandaj, ajo ka theksuar se përkrahja për një zhvillim të qëndrueshëm duhet tëpërqëndrohet tek të rinjët që kanë potencial për ndërtim biznesesh të cilat ndihmojnë ekonominë.

 

Të ngjashme