Në ora 14:30 ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajt, i cili dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar, raporton Ekonomia Online.
E para Gjykatës kanë mbërritur disa anëtarë të këtij subjekti.
Seanca gjyqësore është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, por nën masa të shtuara të sigurisë ku të pranishëm janë edhe Policia e Kosovës.
Molliqaj është arrestuar të martën në mbrëmje, në oborrin e një televizioni, derisa po hynte për të marrë pjesë në një debat ku ishte i ftuar. Ndërsa dje Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.