Fillon “Java e Bibliotekës në Kosovë”, deri më tani janë digjitalizuar rreth 600 mijë objekte digjitale

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Të hënën ka filluar “Java e Bibliotekës në Kosovë” me temën transformimi i bibliotekave në vend, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast u bë edhe përurimi i Qendrës së Digjitalizimit, përurimi i projektit “Krijimi i qasjes për personave me aftësi të kufizuara”, si dhe është hapur ekspozita “Kujtesa për Skënderbeun” e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Kryeministri, Albin Kurti, theksoi se mbi gjysmë milioni euro janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare, duke bërë me dije se deri më tani janë digjitalizuar rreth 600 mijë objekte digjitale, përshirë gazetën “Rilindja” dhe koleksionet e rralla dhe të vjetra.

Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Java e Bibliotekës përfshinë një veprimtari me shumë aktivitete në të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe mbështetet nga MKRS-ja, ku synim ka rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për bibliotekat e Kosovës dhe transformimin e tyre.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ministri Hajrulla Çeku, koleksionistja e njohur britanike, Patricia Nugee, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, anëtarë të KD-së së Bibliotekës Kombëtare, udhëheqësi i bibliotekës digjitale, Liridon Zeka, profesori nga Departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, Arsim Sinani, nga CHëB Kosova Alban Morina, përfaqësues të kulturës, profesorë, artdashës dhe adhurues të librit.

Të ngjashme