Java e të ushqyerit me qumësht gjiri realizohet çdo vit në nivel botëror. Në Kosovë prek sot fillon java e shënimi e të ushqyerit me qumësht të gjirit me moton “Qumështi i gjirit investim për jetën”.
Kryqi i Kuq i Kosovës organizoi Kurse të Edukimit Shëndetësor, me fokus shëndetin e fëmijës gjatë tërë vitit, por gjatë kësaj jave ka intensifikuar aktivitetin në të gjithë komunat e Kosovës me qëllim të ndërgjegjësimit të nënave për rëndësinë e të ushqyerit me qumësht gjiri për fëmijët e tyre.