Fillon konservimi i shtëpisë ku kishte ndodhur masakra e Poklekut

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, familjarë e qytetarë, kanë marr pjesë në fillimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Fadil Muqollit ku kishte ndodhur masakra e Poklekut, ku ishin vrarë e djegur 53 shqiptarë civil, nder ta 23 fëmijë.

Më këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se sot po inaugurojmë fillimin e punimeve të një vendi shumë të rëndësishëm, ku 21 vite më parë ka ndodhur masakra më e tmerrshme, që ishin vrarë e djegur 53 vetë, në mesin e tyre 23 fëmijë, nga mosha 6 muajshe deri në 17 vjet. “Kam pasur fatin që menjëherë pas luftës ta sjelli në këtë vend, kryeadministratorin e parë, Bernard Kushner, për të parë këtë masakër dhe eshtrat e mbetjeve të djegur. Rregullimi i kësaj shtëpie, do shërbejë gjeneratave të ardhshme për të parë së forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. Po mundohen të kriminalizojnë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare që ishte në mbrojtje të vendit, por nuk do të munden, sepse sikur kjo shtëpi dhe shumë vende të tjera janë dëshmitë më të freskëta se forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj, na kanë treguar dhe edukuar se si me e zhvillu luftën e pastër për çlirim”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Drejtori i AMKMK-së, Bislim Zogaj, tha se në këtë vend ka ndodhur masakra me e tmerrshme, ku në këtë shtëpi janë vrarë e pastaj janë djegur 53 anëtar të familjes Muqolli dhe mysafirë. Fillimi i punimeve në restaurimin e këtij monumenti, tregon më së miri, se populli i Kosovës ka mbrojtur vendin e vet dhe ka qenë viktimë e luftës së fundit. Në këtë shtëpi ende janë njollat e freskëta të gjakut ku ka ndodhur masakra makabre e forcave serbe, prandaj është mirë të informohet serish drejtësia ndërkombëtare se kush kanë qenë ata të cilët kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

Fadil Muqolli, familjar, ka rrëfyer rastin e 17 Prillit të vitit 1999 ku ishin vrarë e djegur 53 anëtar të familjes Muqolli, Caraku e Elshani. Ai ka thënë se mbeten ende të zhgënjyer nga drejtësia ndërkombëtare që deri më tani nuk kanë marr asnjë veprim lidhur me zbardhjen e rastit të kësaj masakre.

 hiri i viktimave të pafajshme. Si pasojë, ai hi ishte varrosur në një varrezë të përbashkët e cila sot gjendët si memorial në këtë fshat. Fadili sot shprehu mirënjohjen e tij për këtë intervenim në shtëpinë dhe historinë e familjes së tij. Përkundër dhimbjes së madhe për humbjen e familjes në mënyrën më mizore, atij sot iu kthye shpresa se gjurmët e krimit

Në këtë shtëpi si dëshmi e asaj çfarë ka bërë okupatori serb mbetet gjaku i viktimave, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon te jetë i njomë. Ai gjak qëndron si dëshmi e terrorit që përshkruan Fadili, i cili në këtë masakër humbi: prindërit, katër motrat, gruan me tre djemtë dhe një vajzë, si dhe kunatën me dy vajza, bashkë bashkëfshatarët e tjerë. Nga kjo masakër kishte mbetur vetëm ndaj familjes së tij do të ruhen.


Sakrifica e banorëve të këtij lokaliteti si dhe e shumë ngjarjeve mizore që kanë ndodhur në Kosovë tregojnë historinë e tmerrit të popullit tonë për liri. Kjo është një dëshmi ndër shumë të tjera, që dëshmojnë se sa shtrenjtë e paguam lirinë.

Të ngjashme