Kina ia ka kthyer godtijen presidentit, Donald Trump duke imponuar tarifa të reja tregtare për 60 miliardë dollarë amerikanë.
Kjo vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një tarifë rreth 25 për qind në 200 miliardë dollarë mallra kinezë.
Ky vendim ka përshkallëzuar tensionet midis SHBA-ve dhe Kinës, të cilët tashmë janë të zhytyra në një luftë tregtare, raporton BBC.
Kina do të synojë mallrat amerikane si gazet natyrore të lëngshëme, të cilat prodhohen në shtetet besnike ndaj presidentit amerikan.
Megjithatë, në Twitter Trump paralajmëroi Pekinin që të mos ndikojë në zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA-së.
“Do të ketë hakmarrje ekonomike të madhe dhe të shpejtë kundër Kinës, nëse fermerët tanëose punëtorët industrialë janë në shënjestër” tha ai.
Masa e fundit e SHBA-së do të thotë afërsisht gjysma e produkteve që Kina i shet në Shtetet e Bashkuara çdo vit, do të goditen nga tarifat amerikane.