Fillon mbjellja e produkteve bujqësore brenda ekosistemit inovativ të UBT-së

Prishtinë | 15 Mar 2024 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

UBT ka vite që ka ndërtuar ambientin mësimor duke ofruar për studentët një përvojë praktike në fushën e bujqësisë. Duke ndërtuar serra moderne, UBT synon të krijojë një mjedis tërheqës dhe funksional për të eksperimentuar me kulturat bujqësore.

Parcelat e ndara çdo vit po mbillen me produkte bujqësore të ndryshme, duke përfshirë domate, tranguj, dhe specat e tjera. Këto serra do të shërbejnë si laboratorë eksperimentalë për studentët, veçanërisht ata që studiojnë fushën e Agrikulturës dhe Shkencave të Ushqimit. Përdorimi i teknologjisë moderne lejon mbjelljen dhe monitorimin e qindra bimëve në mënyrë efikase.

Laboratori fushor në serra do të mundësojë eksperimente të ndryshme për studentët dhe stafin akademik. Rezultatet e fituara do të kontribuojnë në sektorin e prodhimit bujqësor dhe do të ndihmojnë në përmirësimin e caktimit të cilësisë dhe sasisë së prodhimeve.

Ky projekt shërben gjithashtu si një mundësi për studentët të UBT-së për të fituar njohuri praktike në fushën e bujqësisë. Plani për të zgjeruar këtë inisiativë në të ardhmen përfshin parcela të reja për kulturat e tjera bujqësore, si pemët frutore, perimet, bimët dekorative dhe lulet e ndryshme.

Të ngjashme