Mbledhja e kryesisë së Kuvendit e paralajmëruar për në orën 18:00, ka mbledhur të gjithë përfaqësuesit e partive politike përveç atyre të Listës Serbe, të cilët kanë bojkotuar këtë mbledhje.
Në këtë takim do të diskutohet rreth ditës së mbajtjes së seancës për votimin e Demarkacionit. Krytari i Kuvendit, Veseli ka thënë gjatë ditës se seanca do të mbahet para seancës së 10-vjetorit të Pavarësisë.