Fillon me 30 minuta vonesë seanca e Kuvendit, miratohet Projektligji për ndërtimet pa leje

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 11:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën me mbi 30 minuta vonesë. Me 64 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar Projektligji për ndërtimet pa leje.

Në seancën e Kuvendit me pikat e papërfunduara, nuk kanë marrë pjesë në votim deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në rend dite janë edhe disa pika të papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 20 prill, 29 qershor dhe 10 korrik 2023.

Të ngjashme