Në kuadër të organizimit të MDIS-it, për “Ditët e Diasporës” të shtunën në Rugovë të Pejës ka nisur kampi Diaspora.
Më shumë se 30 fëmijë nga vende të ndryshme të Evropës, po marrin pjesë në këtë kamp, i cili ka për qëllim kryesor krijimin dhe forcimin e lidhjes mes fëmijëve dhe vendlindjes së tyre.
Përmes aktiviteteve dhe lojrave të shumta që organizohen në kamp, synohet gjithashtu ruajtja e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.
Fëmijët do arrijnë të krijojnë lidhje shoqërore edhe me fëmijët nga Kosova, duke forcuar kështu dashurinë për vendlindjen.
Kampi do të zgjas deri me 24 korrik.