Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se do fillon edhe kjo komunë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Nënshkrimi i peticionit do fillojë në orën 11, ndërsa Muharremaj ka ftuar edhe komunat e tjera që t’i bashkohen.
“Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit. Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës. Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera. Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës. Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve”, ka njoftuar Muharremaj.