Fillon peticioni kundër ndërtimit të hidrocentraleve, qytetarët thonë se s’do të lejojnë degradimin e mjedisit

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 12:55 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar një peticion për ndalimin degradimit të mëtutjeshëm të ambientit nga mini hidrocentralet dhe hidrocentralet e vogla.

Me këtë peticion qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëtutjeshëm të ambientit nga mini hidrocentralet dhe hidrocentralet e vogla.

Diana Metushi – Krasniqi nga Instituti demokratik i Kosovës, tha se peticioni do t’i dërgohet Qeverisë deisa tha se histrocentralet po ndërtohen pa dokumentacion  në zona rreptësisht të ndaluara duke shkatërruar kështu florën e faunën.

Ajo ka kritikuar Ministrinë e Mjedisit se nuk ka marrë parasysh kërkesat e banorëvë.

“Për muaj me radhë zëri i qytetarëve ka rënë në vesh të shurdhër te ministra e mjedisit. Të gjithë e dikë që kriza kryesor në Kosovë janë ujerat pra ujërat e mjaftueshëm ku qeveria jonë dhe ministria e mjedisit po lejon shkatërrimin e lumenjve për përfitimet e tyre personale. Ministria e Mjedisit nuk ka marrë parasysh kërkesat e banorëve dhe ne si shoqëri civile prej 8 organizatave po organizojmë peticionin në mbarë Kosovën dhe duam t’i bëjmë me dije Qeverisë qe nuk është zëri i disa fshatarëve por është zëri i të gjithë popullit sepse sot kemi krizën më të madhe të furnizimit me ujë të pijshëm. Bëjmë thirrje që të gjithë qytetarët të përgjigjen në thirrjen tonë në këtë peticion i cili do t’i dërgohet qeverisë dhe të merr tretmanin në rolin parësor”.

“Qëllimi numër 1 i ujërave është uji i pijshëm, qëllimi numër dy është uji për bujqësi dhe qëllimi i tretë është për hidroenergji. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së ardhshme që t’i ndal punimet në 20 proceset e ndërtimit të hidrocentraleve deri sa të rishikohen politikat dhe arsyetohen këto ndërtime dhe menjëherë të shqyrtohen mënyra se si janë dhënë këto leje. Gjatë analizave tona ne kemi gjetur se kjo është shkelje kushtetuese e të drejtave të banorëve. Kështu ne po i shkatërrojmë të gjitha lumenjtë po e shkatërrojmë florën dhe faunën”.

Remzi Reka nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit, tha se lejet ndërtimore që janë lëshuar po përdoren pa të drejtë dhe për interesa personale duke shkatërruar kështu mjedisin.

“Organizata jonë për 3 vite radhazi ka ngritur zërin përmes protestave dhe nuk është ndalë deri sot. Është mirë që këto organizata joqeveritare jemi bashkuar t’i kundërviheni kësaj të keqe apo masakre që po i bëhet mjedisit dhe mos të lejohen ato që janë në plan të ndërtohen. Dhe të gjitha këto leje që janë lëshuar pa të drejtë të cilat po përdoren për interesa të veta dhe për ta shkatërruar mjedisin”, tha ai, raporton EO.

Qytetari Blerim Zhdrella tha se nëse nuk ndalet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve në Brezovicë dhe Deçan atëherë Kosova siç tha ai do të ketë edhe privatizim të ujit.

“Mendoj që është shumë e nevojshme që të gjithë qytetarët të nënshkruajnë këtë peticion që mos të lejohet degradimi i burimeve ujore që në Kosovë janë shumë të pakta dhe të ndërtohen hidrocentrale për teke dhe për përfitime personale. Është e nevojshme qe këto degradime të ndalen p.sh nëse në Brezovicë dhe Deçan ndërtohen këto hidrocentrale atëherë Kosova do të ketë edhe privatizim të ujit”.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy (2) javë dhe do të bëhet në shtatë komunat e mëdha të Kosovës përfshi edhe komunat përreth.

Të ngjashme