Ka nisur pjesa e dyte e ndeshjes Kosovë-Spanjë që po zhvillohet në kuadër të Kupës së Botës në Sevilla të Spanjës. Në pjesën e parë, Kosova pranoi dy gola brenda dy minutave.
Kosova e luan sonte ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Rezultati u zhbllokua në ndeshjen Spanjë-Kosovë në minutën e 34 kur Daniel Olmo shënoi gol kundër Kosovës. E menjëherë në minutën e 36, Spanja ka arritur të shënoj për 2-0.
Ferran Torres ishte golashënuesi i golit të dytë.
Deri në minutën e 34, Kosova u mbajtë mirë kundër Spanjës, e cila është një nga kombëtaret më të forta në botë.
Para ndeshjes pati shumë diskutime nëse do të intonohet himni i Kosovës në Sevija të Spanjës, vend i cili nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Megjithatë spanjollët intonuan himnin e Kosovës.