Samsung pritet që ta lansojë gjeneratën e re të celularëve – Galaxy S8 – në Kongresin Botëror të Celularëve në shkurt të vitit 2017.Një raport i ri pretendon se Samsung tashmë ka filluar prodhimin e celularit të ardhshëm.
Galaxy Note 7 u bë një ankth i Samsung gjatë këtij viti, për shkak se shkaktoi shumë probleme duke iu shpërthyer njerëzve në duar.
Samsung tërhoqi Note 7, për të zëvendësuar pajisjet dhe tha se problemi ishte zgjidhur. Por për fat të keq, klientët shpejt filluan të raportojnë se zëvendësimet e Note 7 po përballeshin me të njëjtin shpërthim si më parë.
Tech Times rarpotoi se Apple pritet të shesë rreth 8 milionë iPhone para përfundimit të vitit 2016 për shkak të defekteve me Note 7. Përderisa Samsung është duke u përballur me rënien e madhe nga Note 7, kompania është duke u përgatitur për rikthim me serinë S8 të celularëve Galaxy vitin e ardhshëm.
Një raport nga SamMobile pretendon se Samsung tashmë ka filluar prodhimin e S8. Kjo faqe thotë se kompania do të prodhojë dy celularë, S8 dhe S8 Plus.