Fillon protesta kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar protesta në Shqipëri, kundër rritjes së çmimeve.

Protesta ka filluar në Tiranë nga sheshi Skëndërbej ku mijëra qytetarë kanë marshuar në drejtim të kryeministrinë.

Në mbështeteje të protestuesve në Tiranë dhe në pamundësi për të ardhur në kryqeqytet, protesta të shumta po zhvillohen në të gjithë vendin në Dibër, Shkodër, Pogradec, Lezhë etj.

Ndërkohë në kryeministri janë marrë masa, duke blinduar dyert, teksa në gatishmëri janë edhe autobotet me gazë lotsjellës. Protestuesit kanë deklaruar se protesta do të kulmojë sot./abcnews

Të ngjashme