Nis hartimi i Strategjisë Kombëtare për Integrim

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 11:48 | Nga

Ministria e Integrimit Evropian me mbështetje të organizatës gjermane GIZ, ka filluar punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare për komunikimin e procesit të Integrimit Evropian.

Në takimin e sotëm me zyrtarë për informim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po zhvillohet diskutimi i parë për sfidat në kontekst të komunikimit dhe u dhanë rekomandimet e para për përmbajtjen e strategjisë.

Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian Ramadan Ilazi, ka thënë se Strategjia Kombëtare për komunikimin e procesit të Integrimit Evropian do të jetë gjithëpërfshirëse. “Strategjia do të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm një dokument i Qeverisë sepse integrimi evropian është interes i shtetëror dhe aspiratë e popullit të Kosovës.

Prandaj jam i bindur se do të kemi bashkëpunim edhe me akterët joqeveritar në rritjen e informimit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e integrimit evropian”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Më tej zëvendësministri Ilazi, shtoi se përmes strategjisë synohet që të menaxhohen më mirë pritjet e qytetarëve për procesin e integrimit evropian dhe të përmirësohet koordinimi ndërinstitucional për informimin e qytetarëve lidhur me procesin e integrimit evropian sepse kjo do të ndihmoj edhe në ngritjen e besimit në këtë proces.

01 02 03 04

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme