Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të debatohet lidhur me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan Ekonomia Online.
Në fillim të kësaj seance janë zëvendësuar deputetët e zgjedhur me 6 tetor të cilët morën poste në kabinetin qeveritarë dhe një deputet nga AAK e zëvendëson Ramush Haradinaj.
“Enver Haliti e zëvendëson Albin Kurtin, Alban Hyseni e zëvendëson, Glauk Konjufcën, Fitim Haziri e zëvendëson Arben Vitinë, Eman Rrahmani e zëvendson Haki Abazin, Hatim Bashaku e zëvendëson Anton Qunin”, ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.