Fillon seanca ndaj Sadri Ramabajës

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 14:07 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar të mbahet seanca gjyqësore në rastin e ashtuquajtur  “Syri i popullit”, ku i dyshuari i këtij rasti Sadri Ramabaja do t’u përgjigjet pyetjeve të Avokatit, Prokurorit dhe Gjyqtarit, raporton Ekonomia Online.

Seanca ishte paraparë të mbahej 11:00, por ishte shtyrë për orën 13:00.

Arsyet e shtyrjes nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që kjo seancë është paraparë të jetë edhe vendimtarja për Ramabajën, i cili po mbahet në paraburgim për gati 2 vjet.

Të akuzuar në këtë rast janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.

Ramabaja ish-kandidat për deputet nga Vetëvendosje dyshohet të jetë anëtar i organizatës “Syri i Popullit” e cila doli me një listë emrash që duhej të likuidoheshin në Kosovë.

Prokuroria e cilëson si terroriste organizatën ndërsa pjesëtarët e saj akuzohen se po planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale, shpjegon se kjo organizatë kishte logon, emblemën, vulat dhe betimet, të cilat kryheshin para flamurit kombëtar dhe fotografive të Adem Jasharit, i cili në Kosovë njihet si “komandanti legjendar i UÇK-së”.

Sipas planifikimeve që kishin bërë të dyshuarit pas fillimit të aksioneve, veprimtarët do të kishin rroga mujore, derisa financimi do të bëhej nga afaristët vendorë kur të krijoheshin rrethanat, si dhe nga mërgata.

Të ngjashme