Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ka filluar shenjëzimi vertikal e horizontal i rrugëve të kryeqytetit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka se shenjëzimi i duhur përveç që ndihmon orientimin, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut në qytet.
“Investimi në përmirësimin e infrastrukturës rrugore parasheh edhe sinjalizimin dhe shenjëzimin vertikal e horizontal të rrugëve. Shenjëzimi i duhur përveç që ndihmon orientimin, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut në qytet. Falenderojmë të gjitha ekipet në terren për punën e palodhshme dhe përkushtimin e shtuar gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar ai.