Ka filluar shitja e biletave për Kampionatin Europian për femra “FIBA U20” që do të organizohet në Prishtinë.
Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, të hollat do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike, njofton Klan Kosova.
“Biletat mund t’i blini tek New Born-i dhe para palestrës 1 Tetori. Çmimi i biletës do të jetë një euro dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund t’i shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës”.
“Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata për personat me Fibrozë Cistike shpresojnë se kjo kampanjë do të mbështetet nga të gjithë, andaj kërkon nga shoqëria kosovare të bëhen pjesë e saj”.
FIBA U20 Kampionati Europian, Divizioni B – Femrat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019.