Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga komisioni për shpërndarjen e pakove emergjente, anëtarin e Shtabit Emergjent, Sokol Bylykbashin dhe anëtarin e Kuvendit të Komunës Hamit Kastratin, në këtë ditë me të reshura të borës, kanë përcjellë për së afërmi ndarjen e 600 pakove ushqimore-higjienike. Këto pako janë siguruar nga buxheti i komunës nga kategoria e subvencioneve (DSHMS).
Listat e përfituesve të kësaj ndihme, janë përzgjedhur nga administratorët e vendbanimeve, pasi që ata e dinë më së miri se cilat familje kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë emergjente.
Deri më tani, Komuna e Drenasit në bashkëpunim edhe me donatorë të tjerë, ka ndarë mbi 1000 pako ushqimore e higjienike.
Të gjitha listat e përfituesve do të bëhen publike, për të evituar secilin përfitues në mënyrë që një familje të mos jetë përfituese më shumë se një herë.
Prandaj, lusim të gjithë administratorët e vendbanimeve, të mos i fusin në listat e përfituesve ato familje të cilat kanë qenë përfituese njërën nga pakot e ndara, qoftë nga pakot e Komunës, apo nga donatorët.
Bashkëngjitur në këtë njoftim gjeni listën me artikujt që përmban pakoja ushqimore-higjienike.