Fillon studimi i fizibilitetit për Stadiumin Kombëtar

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 11:26 | Nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dëshiron të informojë se, ka nisur me proceduat e prokurimit për StudimineFizibilitetit të Qendrës Nacionale për Sport dhe Stadiumit Kombëtar të Futbollit “Dardania Arena”, në Bërnicë të Poshtme të Komunës së Prishtinës.

Procedura që është në zbatim për këtë aktivitet të prokurimit është Procedura e Kufizuar e cila ka qenë e hapur për këtë fazë para kualifikuese që nga data 9 qershor 2017 deri më 10 korrik 2017.

Gjithsej, janë dorëzuar nëntë kërkesa për pjesëmarrje.Në formën elektronike përmes platformës së prokurimit, ndërsa tetë të tjera në formë fizike (të fortë). Kërkesat për pjesëmarrje kryesisht janë Konzorciume/Partneritete ndërkombëtare si nga Anglia, Amerika, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Shqipëria dhe Kosova.

Këto kërkesa për pjesëmarrje do të vlerësohen dhe ekzaminohen nga një komision profesional i cili në përbërje të tij përveç zyrtarëve të MKRS-së ka edhe përfaqësues të deleguar dhe të autorizuar nga Institucionet që mund të japin kontribut në vlerësimin dhe ekzaminimin sa më të drejtë të këtij aktiviteti të prokurimit,ekspertë në lidhje me këtë fushë, nga:

– Federata e Futbollit të Kosovës;
– Komuna e Prishtinës; dhe
– Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjithashtu, i tërë procesi i vlerësimit dhe ekzaminimit të këtij aktiviteti të prokurimit do të monitorohet/vëzhgohet nga afër nga përfaqësuesit zyrtar të Agjencisë Kundër Korrupsion.

I gjithë ky proces i vlerësimit dhe ekzaminimit deri në nënshkrimin e kontratës me operatorin e përzgjedhur do të udhëhiqet nga Divizioni i Prokurimit në MKRS në pajtueshmëri të plotë me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik në Kosovë me Nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme