Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka filluar takimin me krerët e institucioneve shëndetësore të vendit ku pritet të diskutohet për situatën e tanishme me Covid-19 në vend.
Pas takimit do të ketë konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me Coronavirus kanë vdekur.
Vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Coronavirus. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë vdekur 8 persona të prekur nga ky virus.