Ka filluar edhe një takim ndërmejt kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Msutafa, raporton Ekonomia Online.
I pari që ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, ka qenë Mustafa, ndërsa rreth orës 17:00 ka mbërritur edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Para hyrjes në objektin e Kuvendit, Mustafa u pyet nga gazetarët për kërkesën drejtuar vendeve të QUIMT-it për të marrë pjesë në takim.
Ai tha se nuk e di a do të marrin pjesë, për shkak se sic tha ai Kurti ka qenë ai që i ka ftuar vendet e QUINT-it.