Takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka filluar në Bruksel, rreth orës 19:00.
Takimi po zhvillohet në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në javët e fundit, presidenti Thaçi ka udhëtuar në qendrat vendimmarrëse për të harmonizuar agjendën e dialogut me partneret strategjik të Kosovës.
Pas takimit, dy presidentët pritet të prononcohen për media.