Ka nisur në Bruksel takimi në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Këtë mëngjes në zyrat e BE-së Federica Mogherini është nikoqire e takimit në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për të diskutuar për vazhdimin e dialogut Serbi-Kosovë”, ka shkruar në Twitter zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.