Fillon trajnimi treditor “Coca Cola përkrahë rininë” në Ferizaj

Ferizaj | 27 Sht 2019 | 12:35 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania “Coca-Cola HBC Kosova” ka filluar me trajnimin treditor në Ferizaj, të titulluar “Coca-Cola përkrahë rininë” me trajnerë profesionistë, raporton Ekonomia Online.

Ky program është i përqendruar në fuqizimin e të rinjve që aktualisht nuk janë në punësim, arsim apo trajnim, duke pajisur ata me aftësi të nevojshme për t’iu dhënë atyre një mbështetje në rrugën e punësimit apo vetëpunësimit.

Ndërsa programi i njëjtë përveç Ferizajt në këtë fazë do të shtrihet edhe në qytetin e Pejës dhe Prishtinës.

Shenaj Shala, trajnere e këtij programi, e vlerëson trajnimin si shumë të suksesshëm i cili ka për qëllim fuqizimin e të rinjve në “Aftësitë e Buta” dhe “Aftësitë në Biznes” ku do të trajnohen 600 pjesëmarrës, ku ata do të aftësohen se si të krijojnë imazhin personal, përshtypjet e para, si të shkruajnë CV-në, kodin e veshjes e të tjera dhe informata të tjera në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për të nisur karrierën e tyre.

“Programi ‘Coca- Cola përkrah rininë’ ka për qëllim fuqizimin e rinisë me ‘Aftësitë e Buta’ dhe ‘Aftësitë e Biznesit’. Sot në Ferizaj kemi fillu pjesën e parë të trajnimeve, gjithsej 5 i kemi si pjesë e fazës ku do t’i trajnojmë 600 persona për “Aftësitë e Buta” ku përfshihen: imazhi personal, përshtypjet e para, si ta shkruajmë një CV si të lejmë përshtypje sa më të mirë, kodin e veshjes dhe të gjitha informatat të cilat na ishin dashtë me qenë sa më të suksesshëm në aplikimin tonë në punë apo avancimin në karrierë”.

Shala tregon që ditët e ardhshme të trajnimit do të ketë edhe tema të tjera, dhe tregon që ky projekt vitin e kaluar ka pasur 300 pjesëmarrës që kanë rezultuar me sukses të mirë.

“Dy ditët e ardhshme kemi me pas tema ku kemi me shqyrtuar temat si, plani i biznesit, menaxhimi i kohës, menaxhimi i projekteve dhe të tjera”.

“Në vitin e kaluar Kompania “Coca-Cola perkra rininë” e ka filluar projektin me 300 të rinjë nga Kosova, mirëpo ka pasur aq shumë sukses sa që këtë vit është dyfishuat numri dhe 600 persona që do t’i trajnojmë. Kemi filluar në Ferizaj dhe do të vazhdojmë në Pejë dhe do ti përmbyllim trajnimet në Prishtinë”.

Dardan Velija, trajner në këtë trajnim tregon se ky trajnim u mundëson pjesëmarrësve që të ngrisin vetëbesimin në atë se cka duan të arrijnë në jetë dhe të jenë njerëz që i shërbejnë komunitetit.

“Ishte një paradite e këndshme me të rinjtë dhe të reja në këtë trajnim që ka të bëjë me “Aftësitë Jetësore”. Ky lloj trajnimi ua mundëson të rinjve që të reflektojnë vet për mënyrën se si jetojnë, që të reflektojnë për karrierën, që ta ngrisin vetëbesimin e tyre, ta ngrisin qëllimin çfarë duan të arrijnë në jetë që të bëhen njerëz më të mirë por edhe të bëhen njerëz që i shërbejnë komunitetit”.

Velija u bënë thirrje të aplikojnë të gjithë të interesuarve për pjesëmarrje në trajnim, pasi aplikimi është ende i hapur në Pejë dhe Prishtine, ai tregon që në kompaninë ku punon tashmë ka filluar punën një pjesëmarrëse që ka qenë në këtë lloj trajnimi vitin e kaluar dhe shprehet se kjo tregon që ky trajnim po tregohet i suksesshëm.

“Në Pejë dhe Prishtinë konkurs është ende i hapur dhe ju rekomandoj të gjithë të rinjve dhe të rejave që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj përvoje, në kompaninë tinë e kemi mareë rishtazhi një person e cila rastësish më tregoi që e kishte kryer këtë trajnim para 1 vit e gjysmë dhe më tha se ky trajnim ma ka mundusuar që të aplikoj sepse nuk e kam pasur vetëbesimin të aplikoj në fushën në të cilën nuk kam përvojë. Për mua ky ishte një lajm i mirë, që do të thotë që ky lloj trajnimi ka efekt në jetën e njerëzve”.

Arbenita Topalli, pjesëmarrëse në trajnim tregon për përshtypjet e para dhe shprehet e lumtur që është pjesë e këtij trajnimi që do tu ofroj përfituesve aftësi se si ata të arrijnë atë që dëshirojnë e edhe të nisin një biznes përmes këtyre njohurive të marra.

“Sot është dita e parë në ketë trajnim “Coca Cola përkrahë rininë” prej ditës së parë i kemi marrë përshtypjet shumë të mira po duket që është një trajnim shumë atraktiv dhe i përshtatshëm sidomos për këtë kohë, për arsye që për me u vetëpunësuar të rinjtë është një mundësi shumë e mirë, pasi së pari me e njohur vetveten mandej me e njoftë edhe rrethin dhe komunitetin në të cilin jetojmë që mandej normalisht me i zhvillu punën tonë pasionin tonë dhe normalisht biznesin që ne dëshirojmë”.


Aplikimi për qytetin e Pejës dhe atë të Prishtinës është ende i hapur dhe mund të bëhet në këtë link: https://bit.ly/2OXiap4

Programi “Coca-Cola Përkrah Rininë”, implementohet në 28 shtete ku edhe vepron Coca-Cola HBC.

Ndërkaq, zotimi i kompanisë është që deri në vitin 2025, përmes këtij programi të trajnohen deri në 1 milion të rinj në këto vende.

Të ngjashme