Sot fillon vaksinimi i 20 mijë qytetareve të moshës mbi 77 vjet me sëmundje kronike, ndërsa vaksinat do të jepen gati në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri këtë javë janë lëshuar gjithsej 9.577 termine dhe deri tani ka pasur 5.976 termine për vaksinim për qytetarët e moshës mbi 77 vjet, ndërsa pikat vaksinale do të punojnë në dy ndrime dhe do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në ora 20:00 nga e hëna deri të premten.
Këta persona do ta pranojnë vaksinën AstraZeneca që erdhi më 28 mars përmes Kovaks mekanizimit dhe krahas këtyre 24 mijë vaksinave pritet që në prill të arrijnë edhe 76 mijë doza të tjera.
Ndryshe, deri tani në Maqedoni janë vaksinuar 7.005 punonjës shëndetësorë. Mbi 4.000 pranuan vaksinën “Pfizer” dhe po ashtu u rivaksinuan, ndërsa gjatë fundjavës arriti edhe dërgesa e dytë e vaksinës ruse “Sputnik” dhe që është për rivaksinimin e 3.000 punonjësve shëndetësorë të cilët tashmë e kanë pranuar dozën e parë.