Të enjten ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Mbetet të shihet nëse do të votohet raporti i verifikimit të mandateve të deputetëve dhe zgjedhja e kryeparlamentarit.
Para hyrjes në Kuvend, kryeministri në detyrë, Albin Kurti s’u përgjigj nëse i ka votat e nevojshme.
Në nisje të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime lidhur me atë se si të vazhdohet tutje, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se këto konsultime janë të nevojshme në mënyrë që “të mos bëjmë shkelje procedurale, ligjore dhe kushtetuese”.


