Ka filluar të zbatohet plani për kufizimin e qarkullimit të veturave për të hyrë në qendër të Prishtinës me qëllim uljen e ndotjes së ajrit. Kjo ka bërë që të shihen pak vetura në qendër. Përderisa në hyrje të kryeqytetit janë krijuar tollovi, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kanë nëpër kryeqytet për të parë se si po shkon plani për ndalimin e qarkullimit të veturave nëpër disa pjesë.
Në rrugën “Bill Clinton” kanë filluar tollovia e automjeteve nga hutia e ngasësve. Nëpër pikat ku është kufizuar hyrja janë parë shirit të vendosur nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës, ndërsa në udhëkryqe është vendosur policia, duke e zbatuar vendimin.
Duke filluar në ora 06:00 të mëngjesit e deri në orën 22:00 lëvizja e veturave do të jetë e kufizuar.
Brenda qytetit të Prishtinës do të lejohen vetë automjetet e transportit publik, atyre emergjente, automjetet e Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EULEX-it dhe taksitë e licencuara. Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve është bërë për të parandaluar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.
Vendimi për këto masa është marrë pas konsultimeve të krerëve komunalë dhe disa ministrive.
Zona e ndaluar përfshijnë këto rrugë:
Me ndalimin e veturave, komuna ka njoftuar se qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin pa pagesë nëpër qytet me autobusët e trafikut urban.
Më poshtë keni llojet e automjeteve qarkullimi i të cilave do të ndalohet, rrugët nëpër të cilat është i ndaluar trafiku dhe hartën me rrugët e kryeqytetit:
Vendimi lidhur me masat për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit:
III. Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:
VII. Policia e Kosovës do të asistojë në zbatimin e pikës II të këtij vendimi.
VIII. Ky vendim fillon të zbatohet nga data 31 janar 2018, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna e Prishtinës.