Filloristët u kthehen bankave shkollore, në “Meto Bajraktar” respektohen masat anti-Covid

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 09:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas pushimit pranveror, të hënën ka filluar periudha e tretë e vitit shkollor, raporton Ekonomia Online.

Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri 12 do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga 1 deri në të 5 nxënësit rikthehen në bankat shkollore.

Në shkollën “Meto Bajraktari”, në kryeqytet në ora 08:00 të mëngjesit mësimin e kanë filluar klasat e para.

E masat parandaluese të Covid-19, siç janë maskat, distanca dhe higjiena janë duke u respektuar, raporton EO.

Të ngjashme