Përpos gjetjes së talentit që i përshtatet më së miri një roli, kur studiot e mëdha përgatiten për një film të ri, ato gjithnjë e kanë në mendje produktin final, duke u vënë në kërkim të aktorëve që tanimë janë të famshëm për ta ngritur nivelin e arkëtimit.
Sidoqoftë është vështirë të përcaktohet ndikimi i aktorit në suksesin e një filmi. A do të mundë të kthehej një film i dështuar në një hit po të përzgjidheshin aktorët e tjerë?
Aktorët e pagur mirë jo domosdo çojnë drejt hiteve që producentët synojnë. Duke e analizuar marrëdhënien midis pagave super të larta të yjeve kryesorë dhe dështimeve në arkëtime, revista afariste “Forbes” publikon çdo vit listën e “aktorëve më të paguar”.
Sandra Bullock, Adam Sandler dhe dikur “burri më seksi” në botë, Johnny Deep, i gëzojnë të gjitha ato që u duhen për të hyrë në listën e aktorëve më të paguar të Hollywoodit. Studiot kanë fituar vetëm 2.80 dollarë për çdo dollar të investuar në tre filmat më të rëndësishëm të Deppit më 2016.